ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Rreth 1.7 milion familje në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë të mos e ndezin fare ngrohjen këtë dimër, për shkak të kostos së lartë të energjisë dhe shqetësimeve për faturat, tregon një anketë e re. Sipas sondazhit të realizuar nga Opinium për kompaninë Uswitch, rreth 5.7 për qind e familjeve brit

Rreth 1.7 milion familje në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë të mos e ndezin fare ngrohjen këtë dimër, për shkak të kostos së lartë të energjisë dhe shqetësimeve për faturat, tregon një anketë e re.
Sipas sondazhit të realizuar nga Opinium për kompaninë Uswitch, rreth 5.7 për qind e familjeve britanike synojnë ta mbajnë ngrohjen të fikur gjatë gjithë dimrit.
Ndërkohë, më shumë se 15 milionë familje, ose 52 për qind e të anketuarve, kanë frikë se do të përballen me të ftohtin gjatë muajve të dimrit. Rreth 40 për qind thonë se do ta ndezin ngrohjen vetëm nëse temperaturat bien ndjeshëm.
Për të ulur shpenzimet, 29 për qind e familjeve planifikojnë të ngrohin vetëm disa dhoma të shtëpisë, ndërsa 18 për qind synojnë ta ndezin ngrohjen më vonë se vitin e kaluar, raportojnë mediat.
Nga familjet që planifikojnë të mos përdorin fare ngrohjen, 37 për qind thonë se duan të kursejnë para, edhe pse mund t’i përballojnë shpenzimet. Ndërkaq, 28 për qind deklarojnë se faturat e larta të energjisë e kanë bërë ngrohjen të papërballueshme.
Në vend të ngrohjes qendrore, gjysma e këtyre familjeve planifikojnë të përdorin veshje shtesë, shishe me ujë të ngrohtë ose batanije elektrike. Të tjerat do të mbështeten te ngrohëset portative, stufat me dru ose oxhaqet.
Shqetësimi është edhe më i madh te familjet që përdorin matës parapagimi për energjinë elektrike. Rreth 72 për qind e tyre druhen se do të kenë ftohtë gjatë dimrit.
Situata vjen pas rritjes prej katër për qind të kufirit maksimal të çmimeve të energjisë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila hyri në fuqi më 1 tetor. Parashikimet paralajmërojnë se faturat mund të rriten edhe me rreth 300 funte nga janari.
Përfaqësuesi i kompanisë Uswitch, Ben Gallizzi, e cilësoi shqetësues faktin që miliona familje po planifikojnë të kalojnë dimrin pa ngrohje, pikërisht përpara muajve më të ftohtë. Ai u bëri thirrje familjeve në vështirësi financiare të kërkojnë ndihmë dhe të informohen për grantet dhe lehtësimet e mundshme në faturat e energjisë. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.