ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026, sipas

Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët.
Deri në qershor 2026, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor, numri i të huajve të pajisur me leje qëndrimi në vend arriti në 38,712 shtetas të huaj.
Nga totali i lejeve aktive për shtetasit e huaj deri në qershor 1,261 leje apo 3.2% janë për qëllime studimi.
Sipas të dhënave, shtetasit italianë kryesojnë jo vetëm për numrin më të lartë të të vetëpunësuarve, por edhe për qëndrimin në Shqipëri për arsye studimi. Për këtë kategori, lejet e qëndrimit kryesohen nga shtetasit italianë, me 462 leje, të cilat përbëjnë rreth 37% të totalit të lejeve të qëndrimit për qëllime studimi.
Pas tyre renditen shtetasit indianë, me 426 leje qëndrimi për qëllime studimi apo duke përbërë rreth 34% të totalit të kësaj kategorie.
Së bashku, shtetasit italianë dhe indianë përbëjnë rreth 71% të të gjitha lejeve të qëndrimit për qëllime studimi në Shqipëri deri në qershor 2026.
Pas tyre renditen shtetasit turq, me 64 leje qëndrimi për studime, ose rreth 5.1% të totalit. Më pas vijnë shtetasit francezë me 28 leje, duke përbërë rreth 2.2% të totalit, ndërsa shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë 18 leje, ose rreth 1.4%.
Ndër shtetësitë me numër më të lartë të lejeve për studime renditen edhe Kirgistani me 13 leje, Gjermania me 12, Kazakistani me 10, Nigeria me 9, ndërsa Afganistani dhe Spanja kanë nga 8 leje secila.
Polonia regjistron 6 leje, ndërsa Holanda dhe Kameruni nga 5 leje. Rusia, Serbia, Libia dhe Palestina kanë nga 4 leje secila.
Me nga 3 leje qëndrimi për studime renditen Austria, Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kina, Anglia, Rumania, Siria dhe Ukraina. Ndërkohë për shumë shtete europiane, si Greqia, Belgjika, Suedia, Zvicra apo SHBA etj kanë nga 2 leje secila. /Monitor.al/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.