ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Ylli Pata Sali Berisha doli sot sërish me një thirrje për demokratët që të marrin pjesë në mitingun e

Nga Ylli Pata
Sali Berisha doli sot sërish me një thirrje për demokratët që të marrin pjesë në mitingun e të shtunës. i cili sipas tij është goditja finale ndaj Edi Ramës. Pikërisht të shtunën është edhe data ekzakte e Revolucionit te Tetorit në Rusi në vitin 1917, kur bolshevikët e Vladimir Iliçit thyen portat e Pallatit të Dimrit në Shën Petërsburg dhe ekzekutuan të gjithë familjen mbretërore të Romanovëve.
Pas sulmit nga kryqëzori Aurora drejt Pallatit të Dimrit, u inagurua revolucioni që ndryshoi jo vetëm Rusinë, por edhe mbarë botën. Flamuri trengjyrësh u zëvendësua me flamurin e kuq drapër e çekan i cili u pa në protestat e Parisit së bashku me Kifijen e famshme palestineze.
Kjo “rastësi” e Revolucionit Shqiptar të Tetorit erdhi me bujë nga Sali Berisha ku amnistoi Antifa-n, pasi kishte urdhëruar një sulm artilerik një ditë më parë nga “kryqëzori” i tij mediatik familjar mbi ambasadorin amerikan në Tiranë.
Megjithatë coming out-I i Berishës, a thua se është Vladimir Iliçi i ardhur nga Zvicra me tren special i eskortuar nga shërbimi sekret gjerman, nuk e ka bërë efektin suprizë.
Pasi doktori ka qenë një mbështetës i vjetër dhe organizator i çdo revolucioni në Shqipëri këto 37 vjet.
Ai në të vërtetë nuk është Vladimir Iliçi, madje as idhulli i tij i vjetër Leon Trocky, por një menshevik, të cilit anëtarët e fraksionit, bolshevikët realë i hodhën në Lanë.
Marrja e autorësisë nga Berisha është më shumë një hall sesa një ngjarje reale. Revolucioni shqiptar i Tetorit, ka bolshevikët e tij, të cilët mbeten ilegalë, njësoj si Partia Komuniste Shqiptare gjatë luftës, që megjithatë shkruante trakte dhe kishte një gazetë të sajën “Zëri i Popullit” që e shtypte nëpër shaptilografe nga shtëpitë e “thjeshta të Tiranës”.
Shtypi i bolshevikëve të Revolucionit Shqiptar të Tetorit, që normalisht nuk shtypet më ngaqë është digjital, i ka qendrat në kthinat sekrete të shërbimeve inteligjente jashtë Shqipërisë.
Dy faktorët realë të këtij revolucioni, të cilët i kanë dhënë sinjalet e tyre mbeten të fshehur. Njëri që ka lidhje me të majtën ekstreme të ANTIFA-s dhe tjetri me islamin politik, që gjithashtu i ka treguar shenjat e veta.
Kjo fshehje është e kotë, pasi të gjithë i shohin sinjalet dhe duart e tyre që hedhin gurët dhe kordinuan operacionin që dogji Tiranën.
Këta organizatorë do të duhet të dalin hapur e të shpallin përballë publikut idetë dhe synimet e tyre. Të heqin maskat e të tregojnë fytyrat, emrat, CV-të, e të hyjnë në politikë.
Fshehja pas minorenëve nuk i bën revolucionarë, por së paku ilegalë, e së shhumti terroristë. Revolucioni i vërtetë i tetorit pati emra që edhe ndryshuan historinë e botës; Lenini, Stalini e Trocky.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.