ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mjaftuan vetëm pak minuta me reshje të dendura shiu që disa nga rrugët kryesore dhe nyjet më të frekuentuara të

Mjaftuan vetëm pak minuta me reshje të dendura shiu që disa nga rrugët kryesore dhe nyjet më të frekuentuara të qytetit të Vlorës të mbulohen tërësisht nga uji, duke rikthyer alarmin te qytetarët dhe sipërmarrësit vendas.
Problemet më të mëdha janë shfaqur përgjatë bulevardit kryesor “Ismail Qemali”, pranë shkollës “Naim Frashëri”, bibliotekës së qytetit, si dhe në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”. Raportohet se dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara nën ujë, ndërsa bizneset e zonës ndodhen në alarm nga frika e depërtimit të ujit në ambientet e tyre tregtare.
Përmbytja e menjëhershme ka rikthyer shqetësimet e hershme të banorëve mbi nivelin e pastrimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të shvaqura dhe efikasitetin e punës së hidrovorit të qytetit gjatë goditjeve të tilla atmosferike.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.