ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se procesi i reformës territoriale ndodhet ende

**Titulli: Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar**
Nga Pogradeci, shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, është shprehur se çështja e reformës territoriale vazhdon të jetë në diskutim e sipër. Sipas tij, ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar.
Pyetur për ecurinë e bisedimeve, Tarran u shpreh se organizata e tij nuk i dikton vendit një model të gatshëm. Përkundrazi, sipas tij, është vetë Shqipëria ajo që duhet të zgjedhë se si do të organizohet.
Ambasadori francez, që kryeson një mision përfaqësues 57 shteteve anëtare me modele të ndryshme, ilustroi me shembullin e atdheut të tij. Ai përmendi se Franca ka rreth 35,000 komuna, ndërsa shumë vende të tjera numërojnë vetëm disa dhjetëra.
“Çdo vend ka traditat dhe nevojat e tij”, nënvizoi diplomati. Prandaj, zgjedhja midis 61 bashkive aktuale, apo një numri tjetër si 40, 100 ose më shumë, i takon vetëm institucioneve shqiptare.
Sa i përket korrektësisë së hapave të ndërmarra deri më tani, Tarran u shpreh se është ende herët për një gjykim. Ai shtoi një paralajmërim të qartë: “Asnjë vendim nuk duhet të merret pa një konsultim të gjerë, si në nivel kombëtar, ashtu dhe në atë lokal”.
Këto komente ambasadori i bëri gjatë një takimi në Pogradec. Ai ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, ku temë kryesorë ishte siguria në shkolla.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.