ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një video e regjistruar brenda një klase të një shkolle fillore në mëngjesin e 11 shtatorit 2001 ka fiksuar momentin kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, u informua nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë për sulmin terrorist ndaj Kullave Binjake. Në atë kohë, Bush kishte vizituar Shkollën

Një pamje e papublikuar më parë shfaq momentin kur presidenti amerikan George W. Bush mori vesh sulmin e 11 shtatorit 2001, teksa ndodhej në një shkollë fillore në Florida.
Incidenti i fiksuar në video ndodhi brenda një klase në Shkollën Fillore Emma E. Booker, në Sarasota të Floridës. Bush po shikonte nxënësit e klasës së dytë, të drejtuar nga mësuesja Sandra Daniels, teksa lexonin.
Asokohe, Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card, iu afrua presidentit. Pasi i foli në vesh, shprehja e Bushit u transformua menjëherë. Fjalët e Card ishin: “Një aeroplan i dytë ka goditur kullën e dytë. Amerika është nën sulm”.
Krystal Davis, nxënëse në atë klasë, kujtoi ndryshimin e menjëhershëm tek kreu i shtetit. “Mund ta shihje ndryshimin tek presidenti sapo e mori mesazhin, dhe pastaj mund ta shihje në fytyrën e tij. Dhe pastaj ndryshimin, ndërsa ai u kthye në vete dhe buzëqeshi sikur po thoshte: ‘Nuk dua t’i shqetësoj fëmijët’. Ai e dinte menjëherë se diçka nuk shkonte në atë moment. E gjithë sjellja e tij ndryshoi”, tha ajo për ABC News.
Ajo dhe shokët e klasës nuk e kuptuan atëherë pse presideni u largua. “Ne thjesht po mendonim: ‘Në rregull, në mes të leximit, çfarë ndodhi? Çfarë bëmë? A bëmë diçka të gabuar? A nuk i pëlqente atij që ne lexonim apo diçka e tillë?’”, rrëfeu Davis.
Nxënësit ishin dëshmitarë të një momenti historik pa e ditur. Gjendja u bë e qartë më vonë kur fëmijët panë pamjet e sulmit në ekranet televizive.
Stevenson Tose’-Rigell, i biri i drejtoreshës së shkollës, ishte në bibliotekë kur priste presidentin. Ai tha se preshej prej orësh në podium. “Ata po përpiqeshin të na argëtonin pak dhe, e dini, t’i mbanin të gjithë në një gjendje entuziazmi… por pritëm me orë të tëra”, kujtoi ai.
Së fundi, Bush hyri dhe mbajti fjalimin, jo për arsimin siç ishte planifikuar, por për të konfirmuar sulmin terrorist. “Po mendonim: ‘Duket sikur jemi nën sulm’. Pra, po, ishte padyshim jashtë çdo parashikimi”, tha Tose’-Rigell.
Të gjithë në shkollë më pas panë bashkë televizorin, duke parë shembjen e Kullave Binjake. Tose’-Rigell ndoqi ngjarjet nga zyra e të ëmës, sepse ajo ishte drejtoreshë e shkollës.
Pas sulmeve, presidenti u nis menjëherë me Air Force One nga Florida drejt bazave ushtarake në Luiziana dhe Nebraska, për t’u kthyer në Uashington mbrëmjen e atij ditë. Gati 3,000 njerëz humbën jetën në sulme, në New York, Arlington dhe Pensilvani.
Një çerek shekulli më vonë, të diplomuarit e asaj shkolle ende kujtojnë atë ditë. Shtetet e Bashkuara po kujtojnë 25-vjetorin e sulmeve që ndryshuan botën.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.