ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-ja po e monitoron nga afër rastin e një studiueseje në Rusi, e cila vdiq pasi dyshohet se mund të ishte ekspozuar ndaj murtajës pneumonike. 28-vjeçarja punonte në Institutin Kërkimor Kundër Murtajës në Irkutsk dhe ndërroi jetë nga një p

SHBA ndjek nga afër rastin e dyshuar të murtajës në Rusi
Shtetet e Bashkuara po e ndjekin me vëmendje rastin e studiueses në Rusi që humbi jetën pas dyshimeve për kontakt me murtajën pneumonike. Kështu deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Viktima ishte 28 vjeçe. Ajo punonte në Institutin Kërkimor Kundër Murtajës në Irkutsk. Shkak i vdekjes u raportua një pneumoni me origjinë ende të paqartë.
Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se deri në këtë moment nuk ka prova që sëmundjen ta lidhin me patogjenët me të cilët merrej studiuesja në laborator.
Rreth 200 persona që kanë pasur kontakt me të janë vënë nën monitorim shëndetësor. Në karantinë është vendosur edhe institucioni mjekësor ku ajo mori trajtim.
Sipas Rubios, ngjarja nuk përbën për momentin shkak për alarm. Por ajo kërkon kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan murtajën pneumonike si formën më të rëndë të sëmundjes. Ajo mund të transmetohet nga njeriu te njeriu përmes grimcave të frymëmarrjes. Ndërkohë, mjekimi i hershëm me antibiotikë mund të jetë efektiv.
Ekspertët vlerësojnë se rreziku për një përhapje më të gjerë mbetet i kufizuar, nëse konfirmohet se bëhet fjalë vetëm për një rast të izoluar. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.