ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Komisioni Europian vlerëson se Kosova, ndonëse gëzon mbështetje të fortë publike për anëtarësimin, gjatë periudhës së fundit është penguar nga

Komisioni Europian e vlerëson se Kosova ka mbështetje të gjerë publike për anëtarësimin në BE. Por, në periudhën e fundit, bllokimet institucionale, zgjedhjet e shpeshta dhe reforma të kufizuara e kanë ngadalësuar përparimin.
Raporti thekson suksese në luftën kundër krimit të organizuar. Heqja e masave ndëshkuese ka bërë të mundur rifillimin e bashkëpunimit dhe të ndihmës financiare evropiane.
Tashmë që institucionet funksionojnë, Prishtina duhet të përshpejtojë reformat, sidomos në sundimin e ligjit. Ajo duhet të rregullojë edhe marrëdhëniet me Serbinë. Komisioni është i gatshëm të përgatisë mendimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, nëse Këshilli Europian e kërkon këtë.
Për Serbinë, Brukseli shqetësohet për nivelin e përafrimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ai kërkon përcaktim të qartë për orientimin strategjik. Përparimi në negociata kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.