ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një forum

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një forum të nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim.
Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarë për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të radhës, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.