ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Takimi i sotëm i Ramës me Ursula Von der Leyen është pritur me protesta nga një grup i vogël protestuesish,

Sot, vizita e shefes së Komisionit Evropian në Tiranë nisi mes tensionit.
Pak metra larg Kryeministrisë u grumbullua një numër i pakët protestuesish, në kohën kur pritej takimi i Edi Ramës me Ursula Von der Leyen.
Forca të shumta policie u pozicionuan në zonë.
Qëllimi ishte bllokimi i marshimit të tyre drejt godinës qeveritare dhe garantimi i mbarëvajtjes së axhendës zyrtare.
Situata u acarua për disa minuta, pasi uniformat blu ndërhynë për të zmbrapsur turmën dhe për të mos lejuar afrimin e mëtejshëm.
Ndërkohë, vetëm rreth 500 metra më larg, kryeministri Rama e priti zyrtaren e lartë evropiane me ceremoni zyrtare.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.