ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot (24 tetor) thirrjet për dialog me protestuesit, duke sjellë një tjetër simbolikë para

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot (24 tetor) thirrjet për dialog me protestuesit, duke sjellë një tjetër simbolikë para godinës së Kryeministrisë.
Pas karrigeve të vendosura në ditët e mëparshme, të cilat u thyen nga protestuesit këtë herë para zyrës së tij është vendosur një tavolinë me mbishkrimin “Dialog”.
Ai ka vendosur një tavolinë guri, e rrethuar me disa ndenjëse ku janë vendosur fletë me fjalën “Dialog”.
Kryeministri ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes”.
Ku gjest i ri simbolik vjen pas tensioneve të dy ditëve të fundit, kur Rama kishte nxjerrë karrige para Kryeministrisë si një ftesë simbolike për t’u ulur dhe për të biseduar me protestuesit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.