ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të

Kryeministri Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili nis me seancë plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama, u shpreh se ky është një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm për rajonin.
Gjatë deklaratës për mediat, Rama e nisi me një shaka për ambientin pritës “Jam shumë i lumtur që jam në këtë vend kaq të bukur, në Malin e Zi, i vetmi vend ku mund të kesh një helikopter mbi kokë sa herë që vjen”.
Më tej, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e këtij takimi rajonal dhe evropian.
“Është shumë bukur dhe mirë të jesh këtu në Samitin e Procesit të Berlinit. Është një ritual i çdo viti dhe këtë herë po zhvillohet këtu në këtë vend të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur për të vijuar bisedën me miqtë që na presin,” u shpreh Rama.
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Miloçer të Malit të Zi, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, ku po diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian.
Në takim marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe përfaqësues të vendeve dhe institucioneve evropiane.
Në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimi ekonomik i rajonit, rritja e konkurrueshmërisë dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet gjashtë vendeve, me synimin për të përshpejtuar afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.
Rëndësi e veçantë pritet t’i kushtohet bashkëpunimit ekonomik ndërkufitar, lehtësimit të tregtisë dhe krijimit të mundësive të reja për investime.
Një tjetër temë e diskutimeve do të jetë siguria rajonale dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për përballimin e sfidave të përbashkëta.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.