ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Avokati Idajet Beqiri ka ngritur akuza ndaj Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, duke pretenduar se ata janë të

Avokati Idajet Beqiri ka ngritur akuza ndaj Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, duke pretenduar se ata janë të lidhur me lëvizjen Antifa dhe se kanë pasur bashkëpunim politik me Sali Berishën.
Në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri komentoi protestën dhe hodhi dyshime mbi organizimin dhe qëllimet e saj.
Sipas avokatit, para zgjedhjeve të majit, mes drejtuesve politikë ishte diskutuar për ndarjen e posteve në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Sali Berisha. Beqiri pretendoi se Arlind Qori do të merrte postin e zëvendëskryeministrit, Agron Shehaj atë të ministrit të Financave dhe Adriatik Lapaj atë të ministrit të Drejtësisë.
Duke folur për protestën, avokati e cilësoi atë si antishqiptare dhe pretendoi se zhvillimet nuk kishin të bënin vetëm me pakënaqësitë qytetare.
“Këto 3 forca politike janë pjella të Sali Berishës. Para se të krijonin këto parti politike, Berisha i mori, i joshi. Duke marrë edhe premtime nga Berisha, Qori do të bëhej zv.kryeministër, Shehu ministër i Financave dhe Adriatik Lapaj ministër i Drejtësisë, Berisha do të ishte kryeministër. E kishin bërë qeverinë para se të futeshin në zgjedhjet e majit. Por, në vend që të pakësoheshin votat në PS, ato u shtuan dhe kjo ishte arsyeja që ata duhet të gjenin rrugë të tjera dhe rruga ishte që Qori, Agron Shehaj dhe Lapaj të bëheshin pjesë e Antifës nëpërmjet Qorit, që t’i vinin minat Shqipërisë. Kushdo që e quan protestë qytetare do të hiqet i moderuar, por ajo që kur nisi ishte antishqiptare. Nuk është se u tërhoq njëri zvarrë, e tërhoqën grekët atë atje. Dhe kështu filloi ajo protestë, proserbe, progreke, kundër ardhjes së investimeve strategjike të turizmit elitar. Kjo është organizata e Qorit. Por çfarë ishin ata dronë që do të hidhnin në erë Kryeministrinë? Ka ardhur koha të shpallet organizatë terroriste. Jam i bindur se, sikur edhe non gratën e shpallën amerikanët, do t’i konsiderojnë edhe këta”, tha ai.
Beqiri ngriti shqetësimin se xhihadistë nga Maqedonia e Veriut pritet të mbërrijnë nesër në protestë.
“Ata janë përgatitur nesër për një skenar ogurzi. Berisha me gjithë këta të Antifës, por jo vetëm kaq por ne do shohim nesër, dhe unë do apeloja institucionet e shtetit, policisë kufitare se shumë xhihadistë do të vijnë nesër nga Maqedonia e Veriut, po xhihadistë tamam të Hamasit dhe ata mund të na bëjnë akte të tilla që do të jetë e rëndë edhe për policinë mënyra e të vepruarit” , u shpreh Beqiri, ndërsa vuri theksin te dialogu mes kryeministrit dhe protestuesve
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.