ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, u shpreh sot para Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme

**“Puna e SPAK, efektive” – Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale**
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, dëshmoi sot para Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai deklaroi se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë do të intensifikohet. Fokusi i përbashkët do të jetë goditja e rrjeteve kriminale dhe modernizimi i forcave të armatosura shqiptare.
“Ne po punojmë ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg”, deklaroi Lawton. Ai shtoi se një hua e përfunduar së fundmi përmes Programit të Financimit të Huaj Ushtarak do t’i ndihmojë Shqipërisë t’i plotësojë detyrimet e saj ndaj NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes. Kjo do të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA.
Dëshmia e zyrtarit të lartë amerikan preku dhe çështje të tjera rajonale. Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj sovranitetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, Lawton shprehu shqetësim për vonesat e formimit të institucioneve në Prishtinë. Ai denoncoi edhe veprimet e tepruara të policisë ndaj komunitetit serb.
Një vlerësim të rëndësishëm, Lawton bëri për punën e SPAK. “Kemi konstatuar se SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve”, u shpreh ai. Duke theksuar rolin e saj në luftën kundër krimit.
Në fjalimin e tij të plotë, Lawton skicoi politikën e re amerikane në Ballkanin Perëndimor. Ai e përshkroi rajonin si një “zonë të rëndëshme për interesat amerikane”. Konfirmoi qëllimin për të ndërtuar një Ballkan “të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë”. Sipas tij, kjo arrihet përmes tre shtyllave kryesore: ruajtjes së stabilitetit, avancimit të interesave ekonomike amerikane dhe bashkëpunimit me partnerët kundër kërcënimeve transnacionale.
“Epoka e ndërtimit të kombeve nga jashtë ka përfunduar”, citoi Lawton zëvendëssekretarin Landau. Ai shtoi se Uashingtoni nuk do të ofrojë “mjete të pakufizuara për objektiva të papërcaktuara”. Në vend të kësaj, u bëri thirrje liderëve lokalë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Të fokusohen te nismat pragmatike.
Për Bosnjë-Hercegovinën, u theksua përkushtimi ndaj rendit kushtetues. U përmend suksesi i përfundimit të një krize të zgjatur vitin e kaluar. U theksua projekti i gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor me Kroacinë si mundësi e re. Ai do të ndihmojë në diversifikimin energjetik dhe rritjen ekonomike, duke hapur rrugë për kompanitë amerikane.
Në fund, Lawton u ndal tek Kosova. Ai ripërsëriti angazhimin për pavarësinë e saj. Shprehu keqardhje që axhenda e gjerë e bashkëpunimit është penguar nga vonesat institucionale. “Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë të drejta të barabarta”, theksoi ai. Ai mbështeti rolin themelor të forcës së NATO-s, KFOR, në garantimin e sigurisë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.