ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Debati për pagat e magjistratëve është përqendruar te zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me aktivisten Edlira Çepani që e

**“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?” – Debat në mes të deputetes së PS dhe aktivistes për pagat e magjistratëve**
Çështja e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve u bë sërish qendër e diskutimit. Aktiviste Edlira Çepani kërkoi shpjegime të qarta nga përfaqësuesja e mazhorancës në lidhje me vonesën. Në emisionin “Off the Record” në A2CNN, ajo iu drejtua deputetes së Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, me një pyetje të drejtpërdrejtë: “A keni zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese brenda datës 31 korrik kur ndodhi?”
Deputetja socialiste u përgjigj se procesi është nisur nga vetë sistemi i drejtësisë dhe se Gjykata i ka ngarkuar Parlamentit detyrën e hartimit të nismës ligjore. Sipas Bylykbashit, drafti është depozituar më 30 korrik dhe tashmë ndodhet në fazën e shqyrtimit.
Gazetari Andrea Danglli insistoi për një përgjigje konkrete: “Zonja Bylykbashi, a është zbatuar vendimi apo jo? Pse nuk është zbatuar vendimi?” Në përgjigje, deputetja u ndal tek hapat e ndërmarra. Ajo u shpreh se ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, u bë objekt i ndjekjes penale pikërisht për moszbatim vendimesh gjyqësore, duke e cilësuar këtë si “një çështje komplet tjetër”.
Bylykbashi theksoi se magjistratët patën mundësi të merrnin pagën sipas formulës aktuale dhe shtesat t’i merrnin me prapavënie. Ajo këmbënguli se nisma e mazhorancës ka pasur si qëllim dhënien e një pagë reference më të qartë, e cila është e lidhur me pagën e Presidentit. Procesi, sipas deputetes, ka qenë teknik dhe jo si pasojë e ndonjë presioni ndaj drejtësisë, pasi ndryshimi i formulës u bë për shkak të një keqkuptimi në zbatimin e vendimit të mëparshëm.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.