ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ndryshon agjenda e takimit të socialistëve, mbledhje e thirrur nga Kryeministri Edi Rama për ditën e sotme. Për arsye sigurie,

Mbledhja e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama me strukturat drejtuese dhe ministrat e Partisë Socialiste ka ndryshuar vendndodhjen. Në vend të selisë së partisë, takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave.
Vendimi u mor për arsye të masave të sigurisë. Më herët ishte njoftuar se mbledhja do të zhvillohej në godinën rozë në orën 17:30, por kjo u anulua.
Ky ndryshim vjen pasi një ditë më parë, gjatë protestës së opozitës, njëri nga pjesëmarrësit bëri thirrje publikisht për mbledhjen e qytetarëve përpara selisë socialiste sot.
Po në atë tubim u apelua përdorimi i vezëve si mjet proteste ndaj drejtuesve socialistë. Kjo skenë ripërsërit atë që ndodhi në fund të korrikut, kur protestuesit hodhën vezë drejt Parlamentit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.