ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Bulevardin “Dëshmorët e

Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe zonat përreth Kryeministrisë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato “Shqiponja” janë shpërndarë në disa drejtime, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. Gaz lotsjellës është hedhur edhe pranë Piramidës, ish-hotel “Dajtit” dhe Parkut Rinia.
Një pjesë e protestuesve është larguar nga bulevardi, ndërsa grupe të tjera vijojnë të përballen me policinë, duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve dhe duke tentuar të riorganizohen për t’iu afruar sërish Kryeministrisë.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë përforcuar kordonët e sigurisë dhe kanë bllokuar qarkullimin në disa segmente rrugore. Kryeministria dhe Kuvendi mbeten zonat ku është përqendruar mbrojtja më e madhe policore.
Gjatë protestës janë dëmtuar dhe bastisur edhe biznese private, ndërsa në disa momente është vënë re edhe kundërpërgjigje me gurë nga efektivë të policisë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.