ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Anulohet seanca e sotme plenare. Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillonte këtë të enjte (15 tetor) seancën e radhës plenare,

Anulohet seanca e sotme plenare.
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillonte këtë të enjte (15 tetor) seancën e radhës plenare, ku në fokus do të ishte interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Sipas rendit të ditës, seanca do të niste në orën 10:00, ku përveç interpelancës me ministrin Demo, deputetët do të zhvillonin edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi.
Në seancë parashikohej gjithashtu një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Përveç interpelancave, Kuvendi do të shqyrtonte disa projektligje që lidhen me sistemin financiar, të drejtat e autorit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.