ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protestuesit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre të dhunës para kryeministrisë. Ata kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës, teksa në

Protestuesit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre të dhunës para kryeministrisë.
Ata kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës, teksa në momentin e zmbrapsjes së efektivëve kanë shfrytëzuar momentin për t’i vënë zjarrin një prej pemëve dekorative para institucionit.
Nën thirrjet “digje, digje” ata kanë vijuar aktet e tyre të dhunës ndaj godinës dhe policisë.
Kurse gardistët janë munduar të shuajnë flakët.
Protestuesit tentuan të hyjnë me forcë edhe te Kryesia e Kuvendit, për të shqyer dyert dhe më tej dogjën koshat pranë Presidencës.
Policia ndërhyri sërish me autobote uji, gaz lotsjellës, ndjekje të protestuesve dhe shoqërimin e disa prej tyre.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.