ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Aktori Laert Vasili pretendon se protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizmi në Rrugën e Durrësit nuk flisnin shqip

Aktori Laert Vasili pretendon se protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizmi në Rrugën e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Vasili iu referua pohimeve të një familjari të tij me banim në Rrugën e Durrësit, që ka qenë dëshmitar në vendngjarje.
Vasili bëri një dallim mes 140 ditëve protestë të “flamingove” dhe 10 ditëve të protestave të fundit nga studentët dhe gjimnazistët, duke u shprehur se nuk janë të njëjtët njerëz.
“Këto 140 ditë protestë nuk përkojnë me 10 ditët e tjera, nuk janë të njëjtët njerëz. E thashë dhe do ta rithem, një familjar i imi që e ka shtëpinë në Rrugën e Durrësit në katin e parë, kur po thyhej dyqani kishte dalë në shqetësim dhe dëgjonte që ata që po thyenin nuk flisnin shqip. E dini si përçahet një komb?! Nuk flisnin shqip me njëri-tjetrin. Ky është pohim, s’është aludim, as alibi. Me statistika janë policë më shumë të dëmtuar që janë edhe ata bij nënash”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.