ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, përballë gazetarëve në studion e “Opinion”, ka folur mbi qëndrimin e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, përballë gazetarëve në studion e “Opinion”, ka folur mbi qëndrimin e qeverisë për protestat dhe investimin e planifikuar për në Zvërnec.
Balla tha se protestat u nxitën qëllimisht nga vendet armiqësore me Shqipërinë, kryesisht Irani duke pasqyruar në rrjete sociale harta fallco të Zvërnecit e duke nxitur idenë e strehimit në atë zonë të emigrantëve palestinezë.
“Është e drejtë e çdo qytetari të protestojë. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Nëse ditën e parë kishte qytetarë që dolën të protestojnë realisht, sot janë një grupim i vogël që morën peng protestën. Nuk kam asnjë dyshim që, nga historia sesi lindi algoritmi i kësaj proteste, sesi u sponsorizua… Protesta, përpara se të fillonte, pati një invadim të rrjeteve sociale me disa harta fallco, sesi në Zvërnec do të kishte një kufi mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku në pjesën e projektit do të vendoseshin emigrantë nga Gaza”, tha Balla.
Por interes kundër këtij investimi që parashikohet të kapë shifrën e 4 miliardë dollarëve, janë dhe fqinjët, thotë Balla, për shkak të prekjes së interesave në fushën e turizmit.
“Ishte një faqe që thërriste “Iran Military”, me regjistrim në Bangladesh, e cila në mënyrë të vazhdueshme postonte çdo ditë harta të rreme lidhur me atë që po ndodhte në Zvërnec. Kjo ka qenë që në ditët e para të majit. Një pjesë e qytetarëve u çuan dhe nga ai akt dhune i një punonjësi të sigurisë ndaj një qytetari protestues. Sot një pjesë e njerëzve u qartësuan. Nuk ka dyshime që dhe interesat e fqinjëve që e shohin ndërtimin e një projekti të asaj vlere në bregdetin shqiptar si një prekje të interesave të tyre në sektorin e turizmit.
Ka ndonjë dyshim që të paktën Irani ka qenë prezent me sulme kibernetike? Gjithmonë, sa herë ka pasur një gjë që lidhet me Shqipërinë, unë besoj që Rusia ka qenë e interesuar për të dëmtuar. Të gjitha këto vende jo miqësore kanë qenë të përfshira në rastin në fjalë”, tha Balla.
Ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të PS, tha se qeveria është e bindur për të vijuar me ndërtimin në Zvërnec, por zhvillimi është ende në fazat paraprake dhe se ende nuk ka një zyrtarizim të formës sesi do të procedohet më tej.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.