ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar lidhur me informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore të

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar lidhur me informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore të studentëve të lënduar gjatë protestës në Tiranë.
MIA i ka cilësuar të pavërteta pretendimet se dy studentë ndodhen në intubim, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos përhapin informacione të pakonfirmuara.
Në njoftim theksohet se të dhënat zyrtare për gjendjen shëndetësore të të lënduarve duhet të merren nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
“Informacioni që po qarkullon në disa faqe në Instagram dhe platforma të tjera, sipas të cilit dy studentë ndodhen në intubim, është i pavërtetë!
Mos bini pre e dezinformimit!
U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë dhe të mos shpërndajnë informacione të pavërtetuara, të cilat krijojnë panik dhe shqetësim të panevojshëm te publiku dhe familjarët.
Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të besueshme, duke shmangur burimet që përhapin informacione të rreme apo çorientuese.
Informacioni zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, qofshin protestues apo punonjës të Policisë së Shtetit, përcillet nga institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale”, njofton MIA.
Ndërkohë Spitali Universitar i Traumës ka raportuar se katër protestues po trajtohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas SUT-së, 2 kalimtarë janë të hospitalizuar (jashtë rrezikut) dhe 6 efektivë e dy persona të medias janë larguar pasi kanë marrë mjekimin
Nga ana tjetër, QSUT ka njoftuar se një kalimtar, punonjës i trupit diplomatik, po merr trajtim dhe 4 protestues kanë marrë mjekim e janë larguar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.