ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në një bisedë për News Hour, analisti Martin Leka komentoi zhvillimet e fundit në vet, protestën e dhunshme në Bulevard

Analisti Leka: Mesazhi i SHBA-së ishte i prerë, Berisha nuk vjen në pushtet me dhunë
Analisti Martin Leka ishte i ftuar në News Hour për të diskutuar situatën politike në vend. Në qendër të bisedës ishte tubimi me akte dhune në Bulevard dhe qëndrimi i Ambasadës amerikane. Sipas tij, reagimi i Uashingtonit ishte i drejtpërdrejtë dhe pa asnjë ekuivok kundër dhunës.
Leka vlerësoi se mesazhi erdhi në momentin e duhur. Ai tha se deklarata rrëzoi pritshmëritë se nuk do të kishte asnjë qëndrim. Gjithashtu theksoi se qëndrimi ishte unanim kundër dhunës dhe shkatërrimeve.
“Problemi është si mund ta lexojnë të tjerët, se kushdo me logjikë të ftohtë është i qartë. Ishte një reagim në kohën e duhur, ishte një lloj shfryrje e tullumbaceve të mundshme, ku thuhej se nuk do ketë reagime. Ishte konkret, i qartë i prerë të gjithë janë kundër dhunës, kundër shkatërrimeve, etj. Në këtë aspekt një detyrë shumë e rëndësishme del tani për policinë. Disa pamje, edhe pse sporadike, nga elementë të caktuar, duhet të marrin fund. Policia duhet të reagojë sipas standardeve dhe të mos tekalojë të drejtën e vet dhe ligjet mbi të cilët operon”, u shpreh ai duke komentuar edhe qëndrimin e PD pas këtij reagimi.
Analisti u ndal më pas te figura e Sali Berishës. Ai tha se nuk dëshiron të komentojë më deklaratën e sotme ku Berisha e cilësoi reagimin si turp. Sipas Lekës, Berisha personifikon dhunën dhe duhet dalluar nga vetë PD.
Ai përmendi edhe rastin e një anëtareje të Këshillit Kombëtar të PD-së, e kapur në flagrancë. Sipas tij, kjo tregon mënyrën se si organizohet dhuna. Protesta nuk mund të personalizohet, shtoi ai, ndërsa kujtoi se një ditë më parë një qytetar kaloi Lanën për t'u shpëtuar protestuesve.
“Për Berishën vetë, që sot ka thënë është turp nuk kam asnjë koment dhe s dua më të merrem me të, një element që
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.