ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Rreth 450 demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e Partisë

Rreth 450 demokratë nga Vlora, Himara dhe Saranda janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e Partisë Demokratike që zhvillohet sot në Tiranë në mbështetje të studentëve.
A2CNN raporton se vetëm nga dega e PD-së në Vlorë janë nisur rreth 300 simpatizantë, rreth 50 më pak se në protestën e fundjavës së kaluar, kur nga ky qytet udhëtuan drejt Tiranës rreth 350 persona.
Organizimi është bërë si në protestat e mëparshme. Makinat janë regjistruar paraprakisht në degën e partisë nga administratorët e tyre, ndërsa nisja është kryer me automjete private, në 07:00-08:30. Për demokratët që nuk disponojnë automjete personale, janë siguruar vende në makinat e simpatizantëve të tjerë.
Nuk ka pasur organizim me autobusë apo furgonë.
Në mbështetje të studentëve, krahas anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, drejt Tiranës janë nisur edhe qytetarë që synojnë të mbështesin kauzën e studentëve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.