ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestat dhe reagimet e diasporës, duke kundërshtuar idenë se Shqipëria po sulmohet nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Protestat dhe reagimet që vijnë nga diaspora kanë tërhequr komentin e analistit Frrok Çupi. Tezën se Shqipëria po sulmohet nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, ai nuk e pranon.
Sipas tij, çështja e diasporës po përdoret në mënyrë të gabuar në debatin publik. Diaspora nuk është sulmuese ndaj Shqipërisë, theksoi ai.
Në fokus të komentit të tij ishte edhe protesta e 28 Nëntorit, në Ditën e Flamurit. As shqiptari më i keq, vlerëson Çupi, nuk do ta dëmtonte vendin e vet në një datë të shënuar.
“Kemi të bëjmë me një front, jemi të sulmuar nga të gjitha mjetet. Çështja e diasporës nuk ekziston, diaspora nuk sulmon Shqipërinë. Ata pak njerëz që vijnë nga diaspora janë ose njerëz të përjashtuar, ose të shtëpive të barit në Londër, ose që vërtiten, ose paguhen. Shumica janë kosovarë dhe shqiptarë të Maqedonisë. Ne humbim rrugën kur themi që na sulmon diaspora.”
Më tej, analisti këmbëngul se bëhet fjalë për shqiptarë që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vendin. “S’është diaspora që sulmon Shqipërinë, ata janë shqiptarë që kanë njerëzit e tyre këtu. Pse sulmohen më datë 28, në Ditën e Flamurit, është një pyetje e madhe. Nuk e bën shqiptari më të keq, nuk e bën. Kjo është për të poshtëruar, është një dorë tjetër që bën llogaritë. Jo të gjitha këshillat që vijnë nga jashtë janë të suksesshme.”
Çupi flet edhe për spektrin politik që e mbështet protestën. Sipas tij, ai po vepron drejt. “Spektri politik që e mbështet bën mirë që e mbështet, sepse ai është, po dëshmon kush është dhe a duhet votuar për ta apo jo. Problemi është terrorizmi i jashtëm që po përgjon prej gjashtë muajsh.”
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.