ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH),

Rama: Prokurorët përdorin gazetarë kamikazë, sekreti hetimor u nxor nga SPAK-u
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas caktimit të masës së arrestit shtëpiak për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai nënvizoi se nuk do të ndërhyjë në përmbajtjen e dosjes hetimore. As në vendimmarrjen e gjykatës.
Sipas tij, kjo çështje i përket vetëm drejtësisë. Çdo kundërshtim ndaj masave shtrënguese duhet bërë në sallën e gjyqit.
Ndërsa respekti për pavarësinë e sistemit gjyqësor, shtoi Rama, nuk nënkupton heshtje kur gjatë punës së organeve të tij del në pah një shqetësim me karakter parimor. Në këtë rast bëhet fjalë për një fakt shtetëror. Ai nuk mund të injorohet.
Kryeministri Edi Rama u shpreh:
“Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit.
Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj.
Në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor, shtetëror, që nuk mund të anashkalohet sikur s’ka ndodhur.
Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, që mund dhe duhej të ishte parandaluar plotësisht. Të dhënat e dosjes hetimore vërshonin nëpër kanale sociale, para se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre. Askush nuk mund të pretendojë që sekretin hetimor ta ruajnë mediat. Problemi nuk nis te zëdhënësit informalë të oborrit të drejtësisë nëpër ekrane. Ata përdoren nga prokurorët dhe gjykatësit për t’i shpallur njerëzit fajtorë pa nisur gjyqi, njësoj si në një diktaturë, ku pasi mbarojnë punë mjetet e propagandës, gjyqi mbetet formalitet. Ky problem, që nis te paligjshmëria e ligjëruar brenda oborrit të drejtësisë, ku sekreti hetimor shpërdorohet për të linçuar, nuk mund të anashkalohet.”
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.