ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hartuar projektligjin e ri “Për ushqimin”, i cili synon të zëvendësojë ligjin ekzistues

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përgatitur projektligjin e ri “Për ushqimin”. Objektivi: të zëvendësojë ligjin e vitit 2008 dhe të harmonizojë legjislacionin kombëtar me Rregulloren (KE) nr. 178/2002. Kjo vjen në kuadër të Kapitullit 12 të negociatave për sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare.
Ndryshimi synon riorganizimin e plotë të sistemit të sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë. Përfshin të gjitha fazat: prodhim, përpunim, shpërndarje.
Sipas relacionit shpjegues, intervencioni diktohet nga nevoja për të mbaruar fragmentimin e kuadrit aktual. Qëllimi është “një nivel i lartë i mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe të interesave të konsumatorëve”. Pergjegësia parësore të sigurisë kalon tek operatorët e biznesit ushqimor. Autoritetet publike do të verifikojnë zbatimin përmes kontrolleve zyrtare.
Një rishtje themelore është ndarja funksionale midis vlerësimit shkencor dhe menaxhimit rregullator. Dy struktura kolegjiale do të ngrihen për këtë qëllim.
Komisioni i Përhershëm për Vlerësimin e Riskut (KPVR) do të jetë organ shkencor i pavarur me 7 anëtarë me përvojë të provuar. Do të funksionojë larg strukturave ekzekutive. Do të publikojë opinione dhe raporte shkencore mbi sigurinë ushqimore. Do të zbatojë parimin parandalues kur ekziston pasiguri shkencore.
Komisioni për Autorizimin për Vendosjen në Treg të Produckteve do të ketë 5 anëtarë. Do të shqyrtojë dhe autorizojë paraprakisht kategoritë e veçanta: ushqimet e reja, aditivët, enzimat, aromatizuesit dhe produktet me OMGJ. Garantuan se ato dalin në treg vetëm pasi vërtetohet siguria e tyre.
Projektligji heq dorë nga sistemi aktual i licencimit të operatorëve. Kalon në regjistrimin e detyrueshëm të stabilimenteve dhe miratimin paraprak të atyre që prodhojne produkte me origjinë shtazore. Relacioni thotë se ky ndryshim “synon të garantojë zbatimin e kërkesave të sigurisë ushqimore, pa krijuar barriera administrative të panevojshme për operatorët ekonomikë”. Parashikohen rregulla fleksibiliteti për prodhuesit e vegjël apo kushtet e veçanta të prodhimit, pa cenuar objektivat e sigurisë.
Ligji konsolidon detyrimin e operatorëve për sistemin e vetëkontrollit HACCP. Etiketimi i saktë do të shmangë mashtrimin e konsumatorit. Mekanizmat e gjurmueshmërisë, tërheqjes nga tregu dhe rikthimit të produkteve të pasigurta do të aplikohen në rast incidentesh.
Përballë risqeve serioze për shëndetin publik, krijohen sistemi kombëtar i njoftimit të shpejtë dhe Njësia e Krizës. Njoftimi i shpejtë do të shkëmbejë informacion në kohë reale mes institucioneve vendase dhe sistemave ndërkombëtare. Plani i përgjithshëm i menaxhimit të krizave do të hartohet për emergjenca ushqimore me përmasa të mëdha.
Zbatimi do të mbikëqyrohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Nuk shtohet numri i punonjësve në organikat ekzistuese.
Për periudhën 2027–2029, kostot financiare për shpërblimin e anëtarëve të dy komisioneve dhe ekspertizën e specializuar vlerësohen në 5,81 milionë lekë. Shpërndarja: 1 milion lekë në 2027, 2,23 milionë lekë në 2028, 2,58 milionë lekë në 2029. Buxheti i Ministrisë do të mbulojë këto shpenzime.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.