ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) kanë hartuar projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin

Ministria e Financave bashkë me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare kanë përgatitur projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Akti do të zëvendësojë ligjin e vitit 2021. Synimi është përshtatja me direktivat e BE në kuadër të Kapitullit 9 të negociatave për shërbimet financiare.
Nisma sjell rritje të kufijve të dëmshpërblimit, procedura më të shpejta dhe mekanizma të reja për integrimin në tregun evropian. Sipas relacionit shpjegues, rregullori fokusohet vetëm në sigurimin motorik. Transporti detar dhe ajror mbeten jashtë. Objektiva: dëmshpërblim i drejtë, i shpejtë dhe effektiv për të dëmtuarit, si dhe forcimin e stabilitetit të tregut të sigurimeve.
Qytetarët fitojnë lehtësi të reja financiare. Pagesa për dëmet e vogla ndaj pronës ngritet nga 100 mijë në 250 mijë lekë. Shoqëritë e sigurimit duhet t’i paguajnë brenda 14 ditëve kalendarike me procedurë të përshpejtuar. Pragu për dëmet materiale që zgjidhen miqësore rritet nga 30 mijë në 50 mijë lekë.
Një ndryshim thelbësor: ndalet aplikimi i franšizës ndaj palëve të dëmtuara. Garantohet dëmshpërblimi i plotë. Pasagjerët përfshihen drejtpërdrejtë në policën e detyrueshme motorike.
Kontratat mbulojnë vazhdimësinë e sigurimit për 15 ditë pas skadimit. Mundësia e nënshkrimit elektronik bëhet e ligjshme. Çdo i siguruar ka të drejtë certifikatë standarde të historikut të dëmeve për 5 vitet e fundit. Dokumenta jepet pa pagesë brenda 15 ditëve, vlen edhe jashtë vendit dhe shërben për sistemin bonus-malus.
Kufijtë minimale të mbulimit afrohen standardeve të BE. Do të hyjnë plotësisht me anëtarësimin, me rritje të ndërmjetme nga 1 janar 2028. Për dëmet ndaj personit: 6.450.000 euro për çdo aksident ose 1.300.000 euro për person. Për dëmet ndaj pronës: 1.300.000 euro për aksident, pavarësisht numrit të palëve.
Parimi i primit të vetëm do të aktivizohet. Polica e blerë në Shqipëri do të mbulojë lëvizjen në të gjithë BE pa kosto shtesë. Targa do të njihet si dokument sigurimi ndërkombëtar. Do të krijohen mekanizma të pavarë për krahasimin e çmimeve. Zyra e Kompensimit pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit do të trajtojë aksidentet ndërkufitare.
Fondi i Kompensimit forcohet. Garanton dëmshpërblimin për viktima kur mjeti është i pasiguruar, i paidentifikuar, apo kur shoqëria falitet. Mbulimi përfshin edhe rastet ndërkufitare.
AMF merr kompetenca më të gjerë mbikëqyrëse dhe sanksionuese. Nga paralajmërimi deri te revokimi i licencës për shkelje afatesh. Qendra e Informacionit do të lidhet në kohë reale me Policinë Rrugore dhe regjistrat shtetërore për të identifikuar dhe ndalur mjetet e pasiguruara.
Sipas relacionit, ligji nuk sjell kosto të drejtpërdrejta për Buxhetin. Aktet nënligjore dhe përshtatja teknike do të finalizohen brenda 12 muajve pas hyrjes në fuqi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.