ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 20 protestues, të cilët protestuan mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Sipas

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 20 protestues, të cilët protestuan mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë ata bllokuan akset kryesore të Tiranës dhe prishën qetësinë publike.
“Kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”, njofton policia.
Konkretisht u proceduan penalisht: Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.