ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar anulimin e disa fluturimeve drejt Italisë për shkak të problemeve që ka shfaqur sistemi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar anulimin e disa fluturimeve drejt Italisë për shkak të problemeve që ka shfaqur sistemi i kontrollit të trafikut ajror në vendin fqinj.
Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.
Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.