ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Festa me mijëra euro e Dinamo City-t u kthye në një bumerang të hidhur pas eliminimit nga garat evropiane përballë

Festa me mijëra euro e Dinamo City-t u kthye në një bumerang të hidhur pas eliminimit nga garat evropiane përballë qipriotëve të Pafos FC.
Pasi eliminuan FK Auda-n, presidenti i bluve, Ardian Bardhi, u bë viral duke hedhur tufa kartëmonedhash 50-euroshe mbi lojtarët në dhomat e zhveshjes si premio. Por euforia zgjati pak: mbrëmjen e djeshme, Pafos mposhti Dinamon dhe i dha fund ëndrrës së tyre evropiane.
Menjëherë pas ndeshjes, futbollistët e Pafos goditën me një foto thumbuese ku pozonin me printime 500-euroshe. Mesazhi ishte i qartë dhe fusha foli vetë:
“Kualifikimi fitohet me lojë, jo me shfaqje parash”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.