ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Bashkia e Vlorës është blinduar, duke vendosur hekura mbrojtës në dyert kryesore të godinës dhe në dritaret e katit të

Bashkia e Vlorës është blinduar, duke vendosur hekura mbrojtës në dyert kryesore të godinës dhe në dritaret e katit të parë.
Masa vjen pas dy ditësh protestash nga studentët në qytetin e Vlorës, të cilët kanë përfshirë në itinerarin e marshimit të tyre edhe godinën e Bashkisë, ku kanë kërkuar mbështetje për kauzën e tyre.
Vendosja e barrierave fizike në hyrjet dhe dritaret e institucionit vjen në një kohë kur protestat studentore vijojnë, ndërsa situata në qytet mbetet e tensionuar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.