ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 19-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Transit 3”, të

Një 19-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Transit 3”, i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, sot ditën 12 nëntor.
Të dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se transportonin kundrejt pagesës 4 shtetas kinezë, duke synuar t’i pasqyruasin kufirin drejt Greqisë. Në pranga ka rënë shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Konispol, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë.
Sipas policisë, 19-vjeçari monitoronte rrugën për praninë e shërbimeve të Policisë, ndërsa 21-vjeçari e ndiqte pas me automjetin në të cilin transportonte katër shtetasit kinezë në drejtim të Konispolit. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në afërsi të Konispolit, shtetasi A. S. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke përfituar nga terreni dhe errësira.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet e përdorura për këtë veprimtari kriminale. Policia vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.