ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Përplasjet në Kuvend vijojnë edhe pas mbi 12 orësh nga starti i seancës së sotme, teksa batutat në këtë mbrëmje nuk i kurseu as deputeti i PS, Erion Braçe.

**Braçe kundër Tabakut për TVSH-në: “E paguan konsumatori, jo biznesi i vogël”**
Mbi 12 orë pas nisjes së seancës së sotme, Kuvendi vijon të jetë skenë përplasjesh. Edhe në këtë mbrëmje batutat nuk munguan, këtë herë nga deputeti i PS, Erion Braçe.
Debati mes tij dhe Tabakut u ndez për TVSH-në që prek profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla. Braçe e nisi me një batutë: “Do ta kursej Tabakun se është lojtare shumë e mirë dominoje, sport që ushtrohet shumë nëpër lagje, që ka në bazë llogaritjet. E kursej për këtë gjë”.
Më pas ai e quajti gënjeshtër të madhe pretendimin se 17.500 biznese të vogla hyjnë në regjimin e TVSH-së. “Nuk është e vërtetë, është një numër shumë i kufizuar,” theksoi deputeti.
Mes të qeshurave, ai shtoi: “Do t’i thuash të pushojë apo t’ja ngec dopiogjashtën”.
Sipas Braçes, barrën e TVSH-së nuk e mbajnë profesionistët e lirë dhe biznesi i vogël, por konsumatorët. Si shembull ai përmendi një mik të një zonje, të regjistruar me xhiro mbi 100 mijë euro. “Nuk i kishte ndodhur gjë, ishte shumë mirë. Nuk e kishte rënduar TVSH,” u shpreh ai.
Vëmendjen e ktheu edhe te bujqësia. Ajo po paguan akcizën, ndërsa nga 1 janari do ta bëjë pa taksën e qarkullimit, tha Braçe. Për shtatë vite me radhë bujqit e morën naftën pa lekë dhe nuk u trajtuan asnjëherë si profesionistë të lirë. “Se e keqja bën lajm, jo e mira,” vijoi ai, duke e cilësuar këtë qasje “standardin e të gjithë dominoxhinjve në këtë sallë dhe jashtë saj”.
Nga ana tjetër, Tabaku akuzoi parlamentin se po mbron ligje në shërbim të interesave personale. “E keni bërë këtë parlament të mbrojë ligje që mbrojnë interesa personale, jemi në nivelin e kapjes së shtetit,” deklaroi ai.
Ligjet, sipas tij, shkruhen në zyrat e bizneseve dhe për interesa të veçanta. Ai paralajmëroi edhe për pasojat e paketës që miratohet sot. “Nëse do të ketë vjedhje me lezet, është kjo që i bëhet shqiptarëve me paketën që miratohet sot,” përfundoi Tabaku.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.