ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në IEVP Shkodër, apo ndryshe në burgun e Reçit.

Titulli: Plas sherri në burgun e Reçit, kush janë të dënuarit që u konfliktuan
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në IEVP Shkodër, apo ndryshe në burgun e Reçit. Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë dy të dënuarit Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi.
Sebastian Ogiçi është dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, në vitin 2022, në Tiranë, ai dhe persona të tjerë dyshohet se janë paraqitur si efektivë të antidrogës dhe, nën kërcënimin e armës, i kanë kërkuar një 32-vjeçari t’u dorëzonte çantën.
Ndërsa Altedi Jolldashi është dënuar me 6 vite burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Ai u përfshi në vitin 2024 në një shkëmbim zjarri në Pogradec, ku mbeti i plagosur. Më herët, në vitin 2020, ishte arrestuar për transportim të lëndëve narkotike.
Pas incidentit në institucionin e vuajtjes së dënimit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në përplasjen mes dy të dënuarve.
Nga ana tjetër, kujtojmë se pas sherrit mes tyre, policia kreu kontrolle në qeli dhe gjeti sende të palejuara.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.