ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Analisti Martin Leka thotë se shumica e njerëzve janë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me përplasjen e qeverisë me gjykatat,

Analisti Martin Leka beson se shumica e qytetarëve mbështetin kryeministrin Edi Ramën në konfliktin me gjykatat për pagat e magjistratëve. Këshillën e tij e ka dhënë në një intervistë për programin "Newsline" në ABC News.
Leka thekson se drejtësia nuk ka të drejtën morale të kërkojë rroga jashtë ligjeve dhe sistemeve ekzistuese. Gjithashtu, ai nuk e sheh të drejtë që niveli i drejtësisë të bijetë në vitet 2000.
"Përplasja është me Ramën, jo me Vlora Hysenin, për pagat e drejtësisë. Mendoj se shumica absolute e njerëzve janë anë e kryeministrit dhe jo anë e sistemit gjyqësor", ka shpjeguar Leka.
Ai shtoi se drejtësia duhet të mbahet larg nga lojërat politike dhe të mos përzihet me politikën. "Drejtësia duhet të bëjë drejtësi, jo të bjerë pre e lojërave politike. Nëse e fillon keq, bëhet padrejtësi", ka theksuar analisti.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.