ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një shqiptar në Mestre të Venecias është arrestuar pasi e përndoqi ish-partneren derisa e detyroi të kyçej në tualetin e

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga në Mestre, në rrethinat e Venecias, pasi akuzohet se ka përndjekur ish-partneren. Ngjarja kulmoi kur gruaja u detyrua të mbyllej në banjën e një picerie për t'i shpëtuar ndjekjes.
Prej aty, e tronditur rëndë, ajo ka njoftuar policinë. Në telefonatë denoncoi se ish i dashuri po e përndiqte.
Sipas uniformave blu, kërcënimet kishin nisur prej kohësh. Shqiptari i dërgonte vazhdimisht mesazhe dhe e telefononte. Po ashtu ishte përpjekur ta takonte në disa nga ambientet ku ajo shkonte zakonisht.
Presioni i vazhdueshëm i kishte shkaktuar viktimës ankth të fortë. Ajo u detyrua të ndryshonte edhe rutinën e përditshme.
Episodi i fundit ndodhi në picerinë ku ajo ndodhej, kur ish-partneri u shfaq sërish./ANSA
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.