ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Problematikat me përmbytjet vijojnë të jenë të pranishme në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë raportohen ende të mbuluara nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm

Problematikat me përmbytjet vijojnë të jenë të pranishme në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë raportohen ende të mbuluara nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Situata më problematike paraqitet në rrugën “Albano dhe Romina”, ku prezenca e konsiderueshme e ujit e ka bërë rrugën të pakalueshme për automjetet.
Vështirësi në qarkullim raportohet edhe në lagjen “29 Nëntori”, si dhe pranë Bibliotekës Publike “Shefqet Musaraj”, ku uji vijon të grumbullohet në rrugë.
Pavarësisht kalimit të kohës, situata në disa zona të qytetit bregdetar mbetet problematike, ndërsa prania e ujit vijon të pengojë lëvizjen normale të qytetarëve dhe automjeteve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.