ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar ndaj qëndrimit të deputetëve demokratë në Kuvend, duke vënë në qendër të

**“PD peng e arkitektit të dhunës” — Deputetja Mila i kthen fjalët demokratëve: Hiqni fashat dhe shikoni për karrigen e kujt po digjini**
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, iu kundërvu sot në Kuvend qëndrimit të fraksionit demokratik dhe e lidhi reagimin e saj me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit. Ajo e akuzoi drejtimin e PD-së për nxitje të dhunës.
Sipas Milës, lajmi i mirë për Vishkullin do të kishte qenë arsye lehtësimi, pavarësisht ndarjeve politike.
**Postimi i plotë i Milës**
“Keqardhje për një Parti Demokratike që vazhdon të mbetet peng e një arkitekti dhune, busulla politike e të cilit tregon vetëm zjarr e tym sa herë i mbyllet rruga drejt pushtetit.
Mes atyre fytyrave të ngrysura e të fashuara, disa prej të cilave sot kishin insinuar, do të doja të shihja pak lehtësim për lajmin e mirë lidhur me Erjon Vishkullin. Përpara shëndetit të një njeriu, flamujt e partive duhet të ulen, e jo të përdoren si fasho për plagë të tjera.
Ju fatmirësisht nuk keni nevojë për fasho, por duhet të hapni sytë dhe të shihni njëri-tjetrin: kush ju prin, ku ju çon, dhe për karrigen e kujt po kërkoni të përvëloni perspektivën europiane të Shqipërisë!
Dhe kush na drejtohej sot në atë sallë, duke penguar normalitetin e duke derdhur fjalorin linçues gjasme ndërsa ‘mbrote’ protestuesit, u rikujtoj se asnjëri prej jush në PD nuk mund ta lërë të qetë pesha e 21 Janarit. Drejtësi të cilën ne ende e presim, ju në ankthe e makthe jeni duke jetuar akoma prej saj.”
Mila iu referua ngjarjeve të 21 Janarit, duke theksuar se ndërsa socialistët presin drejtësi, demokratët vazhdojnë të jetojnë në ankth për atë të kaluar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.