ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryesisht në Rrugën e Durrësit dhe zonën e 9-katsheve, 125 biznese, ndër to banka të nivelit të dytë, një institucion

Nga protestat në kryeqytet rezultuan 125 aplikime për kompensim, të depotuara në platformën “Dëmi im”. Shumica e bizneseve të prekur gjenden gjatë Rrugës së Durrësit dhe në rrethinën e 9-katsheve. Mes tyre numërohen disa banka të nivelit të dytë, një institucion mikrofinanciar dhe një operator telefonie.
Vlera totale e dëmeve materiale të deklaruar online arrin 3,59 milionë euro. Sipas ekspertit ekonomik Edison Zaçaj, shifra tregon një barrë të rëndësishme por duhet vlerësuar bashkë me dëmet që mund të mos jenë ende evidentuar. Ai thekson se ndërprerja e aktivitetit, humbja e të ardhurave dhe pasiguria e krijuar për sipërmarrësit kanë peshë ekonomike të madhe. Procesi i kompensimit, sipas tij, duhet të jetë i plotë transpirant dhe të mbështetet në kritere të qarta.
Për të aplikuar, subjekti tregtar duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara dhe të ngarkojë fotografi të dëmeve bashkë me dokumente mbështetëse. Zaçaj vë renë se verifikimi është hallka kyçe. Mekanizmi duhet të garantojë se çdo pretendim është i dokumentuar, vlera reale dhe fondet publike shkojnë vetëm atyre që plotësojnë kushtet. Kjo parandalon abuzimet.
Ligji parashikon që shteti të kompesojë bizneset për vlerën e plotë të dëmit të verifikuar. Pas kësaj, do të kthehet tek persona përgjegjës dhe, kur kushtet ligjore lejojnë, edhe tek organizatorët e tubimit për rikuperimin e shumave.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.