ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pasojat e protestave në Tiranë, bizneset deklarojnë 4.38 milionë euro dëme përmes shërbimit 'Dëmi im', 138 aplikime deri më tani

Bizneset e dëmtuara gjatë protestave të javëve të fundit në Tiranë po vijojnë të paraqesin kërkesat për kompensim përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”, i cili është vënë në dispozicion nga Administrata Tatimore.
Të dhënat më të reja tregojnë se vlera e dëmeve të deklaruara online ka shkuar në 4.38 milionë euro. Ndërkohë, numri i aplikimeve të regjistruara nga subjektet e prekura ka arritur në 138.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se pranimi i kërkesave vazhdon dhe se afati mbetet i hapur për të gjithë ata që kanë pësuar humbje.
Sipas institucionit, bizneset mund t’i evidentojnë dëmet e shkaktuara në njësitë e tyre tregtare në dy mënyra: përmes portalit e-Albania ose në faqen zyrtare të Administratës Tatimore, www.tatime.gov.al.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.