ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi u zu poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punimeve për vendosjen e

Elektricist 60-vjeçar ndërron jetë në spital pas aksidentit në Dibër
Një 60-vjeçar ka vdekur në spital pasi një shtyllë elektrike e zuri poshtë gjatë montimit të saj në fshatin Vasie të Dibrës.
Ngjarja u regjistrua më 5 nëntor, rreth orës 11:45. Sipas të dhënave paraprake të policisë, shtetasi L. Sh., elektricist, dyshohet se po kryente punime për ngritjen e një shtylle elektrike kur ajo u rrëzua dhe e zuri poshtë.
Si pasojë e lëndimeve, 60-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Për këtë rast është proceduar penalisht në gjendje të lirë përgjegjësi i nënstacionit elektrik në Fushë-Alie të Dibrës. Sipas njoftimit të policisë, B. D., 59 vjeç, banues në fshatin Renx, akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.