ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për krijimin e partive të reja politike pas protestave, duke zbuluar emrat e 10 lëvizjeve që, sipas tij, kanë nisur

Pas protestave, juristi Kreshnik Spahiu pohon se opozita po shkon drejt një fragmentimi të gjerë. Gjatë emisionit “Frontline” në Report TV, ku ishte i ftuar në lidhje direkte, ai zbuloi emrat e dhjetë lëvizjeve që kanë nisur procedurat për t’u shndërruar në parti politike.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një subjekt të vetëm. “Do ta jap votën për partinë e studentëve. Nuk do të krijohet një parti e vetme, por kanë filluar procedurat për krijimin e 10 partive. Kam publikuar fakte dhe emrat e partive,” u shpreh Spahiu.
Në listën e bërë publike prej juristit figuron Partia Shqiptare “Të Bashkuar për Shqipërinë”. Pas saj vijnë Partia e Diasporës së Lirë, partia nacionaliste, partia islamiste, levizja e listës studentore, partia e flamingove, partia ambientaliste e gjelbër, Partia Shqipëria e re, Partia e Intelektualëve dhe Forca Shqipëria.
“Aktualisht janë 10 lëvizje, të cilat kanë filluar procedurat për krijimin e 10 partive,” shtoi ai.
Por juristi nuk e shikon këtë zhvillim si një forcim të opozitës. Sipas tij, krijimi i më shumë se 10 apo 20 partive opozitare nuk sjell asnjë rezultat tjetër.
“Krijimi i më shumë se 10 apo 20 partive opozitare nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të forcojë edhe më shumë dyshen Rama-Berisha,” tha Spahiu.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.