ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Eksperti i sigurisë, Faik Basha, deklaroi se në protestën e sotme “nuk kishte asnjë element demokratik”. Sipas tij, në protestën

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, deklaroi se në protestën e sotme “nuk kishte asnjë element demokratik”.
Sipas tij, në protestën e sotme të studentëve nuk kishte studentë.
“Nuk kishte studentë në protestë… Aty ka edhe elementë që janë studentë, ka edhe zotërinj nga 60 vjeç që mund të kenë qenë studentë, por nuk po flasim për lëvizje studentore. Në protestën e sotme nuk kam parë asnjë element demokratik të të protestuarit dhe të kërkimit të të drejtave”, tha Basha në studion e “Off the Record”, në A2CNN.
Basha shtoi:
“Unë nuk jam për të shkatërruar institucionet sepse i kemi të përbashkëta. E pamë në 1997 si futeshin nëpër ministri”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.