ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Juristi Gentjan Rumano foli në “Top Story” për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Ai tha se

Juristi Gentjan Rumano foli në “Top Story” për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.
Ai tha se nuk ka cenim të sigurisë dhe se “informacioni që prezumohet është shumë i kufizuar”.
“Pra informacioni që prezumohet është shumë i kufizuar. Për mua dispozitat e tregojnë, janë ato që flasim, kemi nxjerrje të informacionit që klasifikohet sekret nga ligji dhe i është dhënë.
Nuk ka cenim të sigurisë, po të cenohej siguria do ishte në burg, është masë më e lehtë që u jepet subjekteve që nuk vlerësohen për vepra shumë të rënda. Po të ishte një inspektor i thjeshtë do ishte detyrim paraqitje masa e sigurisë.
Është bërë edhe diferencimi që është zonjë, është një qëndrim i gjykatës dhe i prokurorisë se nuk e dimë ca ka kërkuar prokuroria. Dyshoj dhe mendoj që edhe prokuroria ka kërkuar arrestin ne shtëpisë. Zonja nuk mund të qëndronte më në punë, nuk mund të kishte dot më një zhvillim tjetër”, tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.