ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Shqipëria luan nesër ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në Budapest. duke nisur nga ora 18:00. Kristjan Asllani është shfaqur përkrahë trajnerit në konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. “Njerëzit pas dy g

Shqipëria mbaron nesër fazën e grupeve të Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë. Ndeshja do të luhet në Budapest, fillim nga ora 18:00. Kristjan Asllani u paraqit në konferencën për shtyp përkrahë trajnerit dhe u përgjigj gazetarëve.
"Pas dy golave me San Marinon, njerëzit kërkojnë vetëm gola, gola, gola… Por unë nuk jam sulmues", tha mesfushori. Shtoi se skuadra po guxon shumë dhe trajneri kërkon agresivitet të madh, diçka që po zbatohet mirë në fushë. Në dy miqësoret e para nuk e kuptuan mirë metodën e ri, por tani situata ka ndryshuar plotësisht. "Edhe ai na ka kuptuar shumë mirë. Po ecim bashkë në këtë rrugëtim. Më pëlqen shumë kjo forma se si po luajmë tani", përfundoi Asllani.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.