ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit dhe djali i Daut Krasniqit, ka ndarë një mesazh prekës për emisionin “Now me

Dardan Krasniqi, bir i Jakup Krasniqit dhe djalë i Daut Krasniqit, dërgoi mesazh prekës emisionit “Now me Erla Mëhillin”. Ai shprehu dhimbjen për situatën ku gjendet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Në përgjigje, Dardan kujton. Ai u përshkrua si një nga njerëzit më humanë që ka njohur nga burimet e bisedave të zhvilluar me Jakup Krasniqin. Ai shpreh indinjatën se Jakup Krasniqi, edhe në momentet më të rënda familjare, duhet të qëndrojë nën përcjellje të rreptë policore.
Mesazhi i plotë i Dardan Krasniqit për “Now me Erla Mëhillin”:
“Njeri siq e ka lindjen, e ka edhe vdekjen. Një njeri me minimum edukim, e ka të qartë këtë dhe e pranon, sado dhimbje të shkaktojë.
Megjithatë, situata me bacën Jakup. Historia e jetës së tij që mishëron vuajtjet, sakrificën e besës edhe ajo më njerëzorja e një kombi të vuajtur dhe në kërkim të lirisë, e bëjnë situatën shumë më ndryshe dhe të japin një emocion të veçantë dhe jo lehtë të përballueshëm.
Personalisht kam pas fatin të jem afër tij shumë gjatë, e ku kemi zhvilluar biseda e trajtuar tema nga më të ndryshmet!
E them qartë dhe me zë se nuk njoh njeri më human e me qasje më njerëzore ndaj të tjerëve dhe ta shohësh sot, në këtë moshë, të lodhur nga padrejtësia e vitet mbi supe, që edhe momentet më të rënda familjare t’i përjetojë nën përcjellje të rreptë policore, mendjes së shëndoshë dhe arsyes njerëzore, i vjen të pëlcasë”, thotë ai.
Jakup Krasniqi i është dhënë leje të qëndrojë gjithsej katër ditë në Kosovë. Sipas kushteve të përcaktuara për vizitën, gjatë ditës ai do të qëndrojë në shtëpinë familjare, ndërsa gjatë natës do të kthehet në objektet e EULEX-it.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.