ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri, duke u ndalur te raporti

**“Nga kërkesa për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD luan te lufta, jo te qetësia**
Analisti Roland Lami komentoi mbrëmjen e kësaj të enjteje zhvillimet politike në vend, teksa ishte i ftuar në emisionin “Real Story”. Ai u ndal te lidhja mes tre elementësh: protestave, sigurisë publike dhe interesave partiake.
Sipas tij, gjuha e protestës po humbet fokusin. Ajo nuk ka mbetur te kërkesat për t’u dëgjuar, por po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit dhe veprimeve shkatërruese. Lami theksoi se Partia Demokratike dëshiron të future në këtë grupim, duke u arsyetuar se lufta mund të jetë rruga drejt bashkimit.
Gjithashtu, ai paralajmëroi se shteti mund të reagojë me masë më autoritare sa herë qe cenohej siguria publike. Kjo, sipas tij, ngre dyshime mbi mënyrën se si po ecën agjenda politike në Shqipëri.
“Është e vështirë të gjesh këtë trend tek një demokraci e konsoliduar. Tregon që përballë një fenomeni të tillë nuk kemi qenë më parë. Kur preket siguria publike, sjellja e shtetit do të jetë autokratike.
Do të ruajë të drejtat e njeriut, kjo është një zgjidhje e pashmangshme. Shqipëria ka një keqkuptim në mënyrën se si po e zhvillon agjendën dhe në pretendimet që ka. Nga kërkesa ‘po protestoj që të më dëgjosh’, tani është kaluar te ‘po të shkatërroj që të më dëgjosh’.
Dhe sapo futesh në fushën e shkatërrimit, filon të kuptosh se me cilët duan të bëhen palë. PD dëshiron të bëhet pjesë e këtij grupi, me zërin e pretenduar se lufta i bashkon. Kemi parti në Shqipëri që te qetësia nuk kërkojnë bashkim, por te lufta”, tha Lami.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.