ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në ditën e lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja argjentinase, Neymar Jr pati një dedikim special për të. Braziliani që

Në ditën e lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja argjentinase, Neymar Jr i kushtoi një dedikim special. Momenti nuk kaloi pa vëmendjen e brazilianit.
Ylli nga Brazili, i cili ka ndarë shumë momente të jashtëzakonshme përkrah kapitenit të Albiceleste te Barcelona dhe më pas te Paris Saint-Germain, zgjodhi rrjetet sociale për mesazhin e tij. Ai iu drejtua me fjalë emocionuese 8 herë fituesit të Topit të Artë.
Në Instagram, Neymar shkroi: "Nuk është vetëm Argjentina ajo që të falënderon, por e gjithë bota të është mirënjohëse për atë çfarë ke bërë për futbollin".
Më tej ai shtoi: "Kush e do futbollin të ka vlerësuan në të gjithë këto vite. Sot është ndeshja jote e fundit me fanellën e kombëtares tënde, të vendit tonë dhe shpresoj që të shijosh çdo sekondë, që të gjitha homazhet të të bëjnë të lumtur. Faleminderit që më bëre të dua akoma më shumë futbollin; ishte një nder të kem luajtur kundër teje dhe akoma më shumë të kem shkruar historinë përkrah teje".
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.