ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Spitali Memorial i Fierit, avokati Plarent Ndreca ka pohuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nevojë për ndërhyrje

Avokati Plarent Ndreca: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nevojë për ndërhyrje urgjente
Nga Spitali Memorial në Fier, avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nevojë për ndërhyrje urgjente pas vlerësimit mjekësor nga një specialist turk.
Ndreca tha se erdhi për të marrë dokumentet, por nuk po ia arrin t'i sigurojë ato. Ai e quajti situatën skandaloze, duke e lidhur me neglizhencën e institucioneve, e cila ka përkeqësuar gjendjen e këmbës.
Sipas avokatit, çdo person i paraburgosur gëzon të drejta bazike të mbrojtura nga Kushtetuta dhe ligji, përfshirë trajtimin mjekësor menjëherë kur e kërkon.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.